Njoftim për fotografim për ID kartelë për studentët e pranuar në UKZ në vitin akademik 2018/2019

11 Tetor, 2018

Njoftojmë studentët e pranuar në Universitetin “Kadri Zeka”, në vitin akademik 2018/2019 se fotografimi për ID-kartelë do të bëhet si vijon:

  1. Programi: Fillor, më 12-10-2018, nga ora 10:00-11:30 & 13:00-15:00

Gjithashtu nesër me 12-10-2018 është afati i fundit për fotografim edhe për studentët e Fakultetit të Edukimit, Ekonomik dhe Shkenca Kompjuterike të cilët nuk janë paraqitur për fotografim në kohën e caktuar për keto fakultete.

Studentët të cilët nuk i respektojnë afatet për fotografim konsiderohen që kanë hequr dorë nga studimet.

Studentët e pranuar nga viset shqiptare duhet të paguajnë semestrin e parë dhe me vete duhet të kenë fletëpagesë të cilën mund ta shkarkoni këtu

Studentët me vete duhet të kenë letërnjoftimin.

Fotografimi bëhet në Zyren e IT-së.