Njoftim për hapjen e SEMS-it për paraqitjen e provimeve për afatin e prillit

23 Prill, 2017

Senati i Universitetit “Kadri Zeka” në mbledhjen e mbajtur më 21.04.2017 ka marrë vendim për lejimin e afatit të jashtëzakonshëm të prillit.

Njoftohen studentët se nga data 24.04.2017 deri më 25.04.2017 do të jetë i hapur SEMS-i për paraqitjen e provimeve për afatin e prillit për vitin akademik 2016/17. Mund të paraqiten më së shumti 2 provime.

Afati i provimeve të prillit do të organizohet sipas dinamikes së njësive akademike duke filluar nga data 26.04.2017, kurse përfundon më së largu deri më  30 prill 2017.