Njoftim për hapjen e SMU për paraqitjen e provimeve në nivelin Bachelor për afatin e Nëntorit 2018/2019

Nëntor 8, 2019

Senati i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në mbledhjen e mbajtur më 07.11.2019 ka marrë vendim për lejimin e afatit të jashtëzakonshëm të Nëntorit.

 

Niveli Bachelor:

Njoftohen studentët se nga data 08.11.2019 deri më 11.11.2019  deri ora 23:59 do të jetë i hapur SMU për paraqitjen e provimeve për afatin e Nëntorit  për vitin akademik 2018/19. Mund të paraqiten më së shumti 2 provime.

 

Niveli Master:

Njoftohen studentët se nga data 08.11.2019 deri më 11.11.2019  deri ora 15:30 do të jetë i hapur SMU për paraqitjen e provimeve për afatin e Nëntorit  për vitin akademik 2018/19.

Pagesat për çdo provim të paraqitur dorëzohen në shërbimin e studentëve Master në UKZ gjatë kohës së cekur më lartë deri më datë 11.11.2019 ora 15:30.

Vërejtje: Fletëpagesat shkarkohen në SMU  dhe të dorëzohen me kohë, pasi që pa u konfirmuar nuk mund t’iu nënshtroheni provimeve.

Afati i provimeve të Nëntorit do të organizohet sipas dinamikes së njësive akademike.

 

Suksese!