Njoftim për mbajtjen e Mësimit Virtual në Universitetin “Kadri Zeka”

20 Mars, 2020

Të nderuar Staf Akademik dhe Studentë të Universitetit “Kadri Zeka”,

Ju njoftojmë që UKZ ka vendosur të mbajë mësimin virtual në ditët në vijim në platformat meet.google.com për mbajtjen e ligjëratave online dhe moodle për shpërndarje të materialeve për student.

Studentët në mënyrë që të jenë gati për të mbajtur mësimin online duhet që:

  1. Të aktivizojnë emailin e tyre zyrtar, të cilin e kanë te hapur nga universiteti. Emaili ka formën [email protected]
  2. Duhet të jenë aktiv dhe të përcjellin njoftimin nga mësimdhënësit e tyre për fillim e ligjëratave online

Për t’u njoftuar me mënyrën e aktivizimit të email adresës zyrtare dhe mbajtjes së ligjëratave mund ti shikoni Manualet në vijim –

Manual për Student

Manuali per shkarkimin e listave te studenteve Manual për Profesor.