Njoftim për mbajtjen e Provimit pranues në programin Master E-qeverisja dhe Qeverisja Lokale dhe Shoqëria Demokratike

1 Nëntor, 2019

Në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, të hënën, më 04 nëntor 2019  mbahen provimet pranues për studimet pasdiplomike – MASTER, për vitin akademik 2019/2020.

Provimi pranues për aplikantët  e programit Qeverisja Lokale dhe Soqëria Demokratike, do të mbahet në ora 10:00 në sallën A33.

Provimi pranues për aplikantët e programit E-Qeverisja, do të mbahet në ora 15:00 në sallën B12.

Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan, në vitin e parë të studimeve, për vitin akademik 2019/2020, do të regjistrojë 100 studentë të rregullt në studime Master, për programet  E-Qeverisja, program ky  i përbashkët mes Fakultetit të Shkencave Kompjuterike, Fakultetit  Juridik dhe  Fakultetit Ekonomik të Universitetit “Kadri Zeka”  dhe  programin Qeverisja Lokale dhe Shoqëria Demokratike, program i përbashkët me Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren dhe Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë.

Rezultatet preliminare do të publikohen më 04.11.2019, në ueb-faqen e universitetit, kurse kandidatët të cilët nuk pranohen kanë të drejtë ankese të cilën mund ta paraqesin më, 05-06.11.2019, pas publikimit të rezultateve preliminare.

Kandidatët e pranuar mund të bëjnë fotografimin për regjistrim më 07.11.2019.