Njoftim për mbajtjen e Provimit pranues në programin Master E-qeverisja dhe Qeverisja Lokale dhe Shoqëria Demokratike

12 Tetor, 2018

Në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, të shtunën, më 13 tetor 2018 në ora 09:00 mbahet provimi pranues për studimet pasdiplomike – MASTER, për vitin akademik 2018/2019.

UKZ do të regjistroj 122  studentë të rregullt, për programet  E-Qeverisja, program ky  i përbashkët mes Fakultetit të Shkencave Kompjuterike, Fakultetit  Juridik dhe  Fakultetit Ekonomik të Universitetit “Kadri Zeka”  dhe  programin Qeverisja Lokale dhe Shoqëria Demokratike, program i përbashkët me Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren dhe Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë.

Universiteti do të regjistrojë deri në 12% , përkatësisht deri 12 studentë të rregullt nga komunitetet jo shumicë. Në studimet postdiplomike- master, mund të pranohen edhe kandidatët nga Lugina e Preshevës. Numri i tyre  do të jetë 10 studentë të rregullt nga Lugina e Preshevës.

Shpallja e rezultateve të provimit pranues do të bëhet, më së voni, deri më 15 tetor 2018 në fakultetet përkatëse si dhe në ueb-faqen e universiteteve.