NJOFTIM PËR MBAJTJEN E PROVIMIT PRANUES TË KONKURSIT PLOTËSUES TË STUDIMEVE THEMELORE BACHELOR PË VITIN AKADEMIK 2021/2022

27 Shtator, 2021

Menaxhmenti i UKZ-së në takimin e mbajtur më datë 27.09.2021, i njofton të gjithë kandidatet të cilët kanë aplikuar në konkursin plotësues – bachelor për pranimin e studentëve të rinj të vitit akademik 2021/2022, se datat për provim pranues do të jenë:

  1. Më datë 29. 09.2021 provimi pranues do të mbahet për Fakultetin e Edukimit, Fakultetin e Shkencave Kompjuterike dhe Fakultetin e Shkencave Aplikative dhe
  2. Më datë 30.09.2021 provimi pranues do të mbahet për Fakultetin Juridik dhe Fakultetin Ekonomik;
  3. Rezultatet preliminare të provimit pranues do të shpallen më datë 01.10.2021;
  4. Nga data 01.10.2021 deri më datë 04.10.2021, kandidatët kanë të drejtë të paraqesin ankesë ndaj rezultatit preliminar deri në ora 16:00;
  5. Shqyrtimi i ankesave do të bëhet më datë 05.10.2021 në të gjitha njesitë akademike duke filluar nga ora 10:00;
  6. Rezultatet përfundimtare të provimit pranues shpallen më datë  06.10.2021;
  7. Provimi pranues do te mbahet duke i respektuar masat anticovid19 të caktuara sipas Vendimit të Qeverisë, nr.01/37 dt.24.09.2021 nga pika 2.1, 2.2, 2.3 dhe 2.4 vetëm personat të cilët posedojnë:
  8. Certifikatën e vaksinimit për vaksinimin e plotë ose marrjen e një doze të vaksinës kundër COVID-19;
  9. Testi RT-PCR negativ për COVID-19, jo më i vjetër se 72 orë;
  10. Dëshmi se personi ka kaluar COVID-19 (test RT-PCR pozitiv i lëshuar jo më pak se 21 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë ose rezultat pozitiv i testit të antitrupave serologjik – IgG, i lëshuar më së shumti para 30 ditëve;
  11. Testi shpejtë antigjen negativ jo më i vjetër se 48 orë.

Gjeni njoftimin:Njoftim per mbajtjen e provimt pranues te konkursit plotesues te studimeve bachelor per vitin akademik 2021-2022