Njoftim për paraqitjen e provimeve në nivelin Master

Prill 23, 2018

Senati i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në mbledhjen e mbajtur më 19.04.2018 ka marrë vendim për lejimin e afatit të jashtëzakonshëm të prillit.

Njoftohen studentët e nivelit Master – programi E–qeverisja dhe Qeverisja lokale dhe shoqëria demokratike se paraqitja e provimeve për afatin e prillit 2017/2018 fillon nga data 23.04.2018 deri më datën 25.04.2018, deri ora 16:00. Mund të paraqiten më së shumti 2 provime.

Pagesat për çdo provim të paraqitur dorëzohen në shërbimin e studentëve Master në UKZ gjatë kohës së cekur më lartë.

Vërejtje: Fletëpagesat shkarkohen në SEMS  dhe të dorëzohen me kohë, pasi që pa u konfirmuar pagesat nuk mund t’iu nënshtroheni provimeve.

 

 

Suksese në Provime!