Njoftim për paraqitjen e punimit të diplomës

27 Korrik, 2016

Pas mbledhjes së katërt të këshillit të Fakultetit Ekonomik, Dekani i Fakultetit Ekonomik merr vendim që të hapet SEMS për paraqitjen e punimit të diplomës për studentët të cilët i plotësojnë  kushtet  sipas “ Regullores mbi hartimin e punimit të temës për bachelor” me Nr.Ref. 01/381 të datës 10.05.2016

SEMS do të jetë i hapur prej datës 28.7.2016 deri  10.8.2016

Për më shumë, studentët që plotësojnë kushtet për paraqitjen e punimit të diplomës në SEMS, këshillohen që menjëherë të fillojnë procesin e përgatitjes së diplomimit duke nisur nga procesi i verifikimit të notave, e tutje.