Njoftim për praktikë në  bankën Raiffeisen

13 Maj, 2016

Të nderuar student , ju njoftojmë që ka filluar aplikimi i studentëve për praktikë në  bankën Raiffeisen,  nga 12 maj – 20 maj 2016!

Programi i praktikës  është një mundësi ideale që studentët të zhvillojnë njohuritë e tyre, ta praktikojnë diturinë e fituar dhe të aftësohen për punësim.

Programi Raiffeisener do të zhvillohet në periudhën  01 korrik- 31 gusht  2016.

Aplikimin për punë praktike mundë ta bëjnë studentët e vitit te fundit të studimeve Bachelor të Fakultetit Ekonomik, Juridik dhe Shkenca Kompjuterike

Të gjithë studentët që i plotësojnë kriteret në fazën e testit nevojitet të kenë me vete një dokument zyrtar të lëshuar nga Universiteti juaj që dëshmon notën mesatare dhe vitin e studimit.

Për më shumë detaje, ju lutem e gjeni të bashkangjitur shpalljen