Njoftim për pritjen e studentëve të rinj me rastin e fillimit të Vitit të Ri Akademik 2021/2022

14 Tetor, 2021

 

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, të premten, 15.10.2021, organizon pritjen e studentëve të rinj.

Ju njoftojmë se pritja bëhet sipas agjendës:

Drejtues të Fakultetit të Edukimit bashkë me stafin e tyre presin studentët në sallën A12 në ora 09:30;

Drejtues të Fakultetit Juridik dhe stafi akademik presin studentët në sallën B11 ora 10:00;

Drejtues të Fakultetit Ekonomik  dhe stafi akademik i këtij fakulteti presin studentët në sallën B01/02 (amfiteatri), ora 9:30;

Drejtues të Fakultetit të Shkencave Kompjuterike dhe stafi i tyre presin studentët në sallën B21, ora 10:00;

Studentët e Fakultetit të Shkencave Aplikative programi Matematikë Arsimore do të priten në sallën A23 në ora 09:30, nga drejtuesit e ketij Fakulteti.

Universiteti Publik  “Kadri Zeka” në Gjilan, ju uron mirëseardhje studentëve të rinj dhe atyre ekzistues, duke ju dëshiruar shendet të mirë, suksese në studime, njëherësh uron edhe personelin akademik dhe administrativ për një vit të mbarë!