Njoftim për pritjen e studentëve të rinj për vitin akademik 2018/2019

27 Shtator, 2018

Të nderuar,

Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan, të hënën, më 01.10.2018, ka organizuar pritjen e studentëve të rinj.

Nga ora 11:00 në sallën A34,  Rektori i Universitetit, Prof Asoc. Dr. Bajram Kosumi,  Prorektorët, Dekanët, Sekretari i Përgjithshëm, personeli akademik e administrativ i këtij Institucioni, si dhe kryetari i Parlamentit Studentor,  presin në një organizim solemn studentët e rinj dhe të tjerët, për t’ ju uruar fillimin e vitit të ri akademik 2018/2019.

Më pas drejtuesit e njësive akademike, respektivisht dekanët, bashkë me stafin e tyre dhe studentët, vazhdojnë takimin  nëpër sallat  sipas agjendës:

 Fakulteti i Edukimit, salla A01, ora 12:00

Fakultetit Ekonomik, salla  B11, ora 12:00

Fakulteti  Juridik, salla A02, ora 12:00

Fakulteti i Shkencave Kompjuterike, salla A14,  ora 12:00

Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan, ju uron mirëseardhje studentëve të rinj dhe atyre ekzistues, duke ju dëshiruar suksese në studime, njëherësh uron edhe personelin akademik dhe administrative për një vit të mbarë!