NJOFTIM PËR PUNË PRAKTIKE ME PAGESË PËR STUDENTËT E FAKULTETIT JURIDIK

Tetor 15, 2019

Organizata jo-qeveritare “National Center for State Courts (NCSC)” ofron mundësi për punë praktike me pagesë për 7 studentë të pa apo të diplomuar të fakulteteve juridike të akredituara në Kosovë. Mundësia për punë praktike është e hapur në kuadër të Aktivitetit “Drejtësia Vlen” dhe puna do të realizohët në:
Në Zyrët Rajonale të Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas (ANJF) në Prizren (1), Pejë (1) dhe Gjakovë (1) dhe në
Zyrën Mobile të ANJF-së në Mitrovicën e Veriut (1);
Në Degën Rajonale të Odës së Avokatëve të Kosovës (OAK) në Prishtinë (2);
Në Institucionin e Avokatit të Popullit (IAP) në Prishtinë (1).
Kohëzgjatja e punës praktike është gjashtë (6) muaj, me mundësi vazhdimi.

Mbi Aktivitetin Drejtësia Vlen

Drejtësia Vlen është një program tre vjeçar për qasjen në drejtësi, i financuar nga Agjencia e SHBA-ve për Zhvillim
Ndërkombëtar (USAID) dhe menaxhohet nga National Center for State Courts (NCSC) për të përmirësuar qasjen në drejtësi për të gjithë, përfshirë grupet e pafavorizuara dhe të margjinalizuara, duke forcuar sistemet dhe shërbimet për ndihmë juridike falas dhe ofrimin e informatave mbi ndihmën juridike falas.
Studentët e përzgjedhur do të mbështesin njërën nga institucionet në kryerjen e punëve profesionale dhe administrative.
Varësisht nga institucioni ku do vendosën përgjegjësitë e praktikantëve do të përfshijnë asistimin e stafit të ANJF-së në intervistimin e palëve, vendosjen e të dhënave të palëve në database dhe përpilimin e shkresave, asistimin e OAK-së në caktimin e avokatëve pro bono, organizimin e tryezave të përbashkëta Bench Bar, ose asistimin e stafit të IAP-së në përgatitjen dhe implementimin e aktiviteteve të dizajnuara për të rritur cilësinë dhe qasjen e burimeve të informacionit publik dhe kryerjen e punëve të tjera administrative. Përveç kësaj, studentët e përzgjedhur do të ndihmojnë stafin e programit për të planifikuar ngjarje (p.sh. punëtori, takime informuese me qytetarët) dhe detyra tjera sipas nevojës.
Kandidatët duhët të kenë
• Shkathtësi të intervistimit të palëve dhe të këshillimit ligjor;
• Shkathtësi të mira në hulumtim dhe shkrim ligjor dhe vëmendje në detaje;
• Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe si pjesë e një ekipi;
• Aftësi në komunikim me publikun;
• Afinitet të vërtetueshëm mbi të drejtat e njeriut;
• Fleksibilitet për punë në teren;
• Njohje të mirë të gjuhës angleze dhe zotërim të mirë të njërës nga gjuhët zyrtare të Kosovës.
• Preferohen aplikacionet nga studentët e vitit të tretë dhe katërt ose studentë të programit master.

Dokumentet e kërkuara
Studentët e interesuar duhet të dorëzojnë dokumentet në vijim:
• CV;
• Esen me të cilën përshkruani se pse është e rëndësishme qasja në drejtësi për të gjithë;
• Çertifikatën e notave dhe ndonjë çertifikatë të punës praktike të mëhershme, apo ndonjë referencë.
Për të aplikuar dërgoni me email dokumentet e kërkuara (preferohët në format PDF) në e-mail adresën info@ncsc-ks.org me subjektin “NCSC Justice Matters Internship” dhe institucionin ku dëshironi të realizoni punën praktike p.sh. NCSC  Justice Matters Internship – Zyra Rajonale e ANJF-së në Prizren. Data e fundit e aplikimit është 25 tetor 2019.

Për shkak  të numrit të madh të kandidatëve, vetëm aplikacionet e plota do të shqyrtohën dhe vetëm kandidatët në listën e ngushtë do të kontaktohen. Asnjë telefonatë nuk pranohet lidhur me këtë përzgjedhje dhe çfarëdo përpjekje për të kontaktuar NCSC apo USAID do të rezultojë në diskualifikim të menjëhershëm.