Njoftim për regjistrimin e semestrit dhe vendosjen e notave në SMU

5 Tetor, 2020

Mësimdhënësit të cilët deri më tani nuk e kanë kryer vendosjen e notave në SMU, kërkohet që këtë  ta bëjnë sa më parë, e më së voni deri të mërkurën, datë 07.10.2020 .

Po ashtu kërkohet nga studentët e vitit të II-të, III-të dhe të IV-të, që të bëjnë regjistrimin e  semestrit dimëror, për vitin akademik 2020/2021 në nivelin Bachelor dhe Master, deri më 10.10. 2020.

Regjistrimi semestrit bëhet për të lehtësuar mbarëvajtjen e procesit mësimor.

Ju dëshirojmë shëndet dhe suksese!