Njoftim për regjistrimin e lëndëve dhe regjistrimin e semestrit dimëror

7 Tetor, 2022

Njoftohen studentët e nivelit Bachelor dhe Master se afati për regjistrimin e semestrit dimëror, për vitin akademik 2022/2023 do të jetë i hapur  deri më datë 16.10.2022.

Në bazë të udhëzimit të MASHTI UA 09/2021 studentët që regjistrojnë semestrin për herë të parë janë të liruar nga pagesa dhe nuk duhet të paraqiten fizikisht për regjistrim të semestrit. Semestri për këta student do të regjistrohet në mënyrë automatike dhe do të njoftohen edhe përmes email adresës zyrtare të tyre.

Studentët që regjistrojnë semestrin për herë të dytë e më shumë duhet të bëjnë pagesën dhe duhet ta dorëzojnë fizikisht në zyret e shërbimit të studentëve.

Gjithashtu studentët të cilët duhet ta regjistrojnë specializimin duhet të paraqiten për të regjistruar specializimin në shërbimin e studentëve.

Udhëzimi Administrativ UA 09/2021

Ju informojmë se afati për regjistrim të lëndëve është i mbyllur. Në momentin që hapet afati, do të njoftoheni përmes ueb faqes të Universitetit.

 

Suksese të gjithë studentëve!