Njoftim për studentët e transferuar nga IAL tjera në Universitetin Publik “Kadri Zeka” të cilët janë fotografuar për ID kartelë

Tetor 7, 2020

Njoftohen studentët e transferuar nga IAL tjera në UKZ në vitin akademik 2020/2021 të cilët janë fotografuar për ID kartelë, se duhet të bëjnë kërkesë për transferim të të gjitha notave të pranuara në bazë të vendimit për transfere. Për t’u qasur në SMU duhet të klikoni në linkun smu.uni-gjilan.net , shënoni nr. e përdoruesit i cili është numri juaj personal dhe fjalëkalimi fillestar po ashtu është numri i juaj personal i letërnjoftimit.

Shiko manualin për t’u njoftuar me mënyrën e qasjes në SMU dhe paraqitjes së kërkesës për transferim të notave.

Provimet të cilat nuk i keni të përfunduara në IAL tjera  duhet t’i regjistroni dhe pastaj t’i paraqitni në njërin nga afatet e paraqitjes së provimeve.

Studentët e transferuar pasi t’i regjistrojnë kërkesat për transferim të notave, duhet të bëjnë pagesat për secilin provim në rastin e transferimit dhe duhet të paraqiten tek zyrtari i shërbimit të studentëve për t’i konfirmuar fletëpagesat.

 

Nga Zyra e TI-së