Njoftim për studentët e transferuar nga Universitetet tjera (IAL) në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në vitin akademik 2019/2020 që nuk janë fotografuar për ID-kartelë

Shkurt 26, 2020

Njoftohen të gjithë studentët  të cilët janë transferuar nga Universitetet tjera (IAL) në Universitetin Publik “Kadri Zeka” ne vitin akademik 2019/2020,  se afati i fundit për fotografim për ID-kartelë është data: 27 shkurt 2020.

Pas kësaj date, ata që nuk fotografohen, do ta humbin të drejtën e vazhdimit të studimeve

—————————————————————————————————————

Studentët e transferuar në UKZ, për të kryer procesin e regjistrimit dhe pajisjes me ID-kartelë duhet të ndjekin procedurat si në vijim:

  • Duhet të merret Vendimi në Zyrën e shërbimit të Studentëve
  • Pagesa e semestrit (semestri duhet të zgjidhet në bazë te vendimit që mund te merret në zyrën e shërbimit të studenteve),
  • Me fletëpagesën e paguar studenti paraqitet në zyrën e shërbimit të studentëve për konfirmim.
  • Pagesa mund të shkarkohet këtu: Fletëpagesa
  • Fotografimi për ID-kartelë bëhet në zyrën e TI-së, sipas këtij orari:

Më 27.02.2020 nga ora 10:00-11:30 & 13:00-15:00