Njoftim për studentët e transferuar nga Universitetet tjera në Universitetin “Kadri Zeka” ne vitin akademik 2017/2018

27 Nëntor, 2017

Studentët e transferuar në UKZ, për të kryer procesin e regjistrimit dhe paisjes me ID-kartelë duhet të ndjekin procedurat si në vijim:

  • Aplikimin online, ku duhet të plotesohen të dhënat e studentit dhe të printohet Aplikacioni. Kliko këtu
  • Pagesa e semestrit (semsetri duhet të zgjidhet në bazë te vendimit që mund te mirret në zyren e shërbimit të studenteve), Kliko këtu
  • Me aplikacionin e printuar dhe fletëpagesen e paguar studenti paraqitet në zyren e shërbimit të studentëve për konfirmim.
  • Fotografimi për ID-kartelë bëhet në zyren e IT-së, sipas këtij orari:
    • Studentët e Fakultetit Ekonomik, të merkuren më 29.11.2017 nga ora 10:00-12:00 & 13:00-15:00
    • Studentët e Fakultetit Juridik, të enjten më 30.11.2017 nga ora 10:00-12:00 & 13:00-15:00
    • Studentët e Fakultetit të Edukimit dhe Shkencave Kompjuterike, të premten më 01.12.2017 nga ora 10:00-12:00 & 13:00-15:00

Lusim studentët që të respektojnë procedurat dhe oraret.