Njoftim për studentët e transferuar nga UP në UKZ të cilët janë fotografuar dhe e kane marrë numrin e tyre të ID-së

Njoftohen studentët e transferuar nga UP në UKZ të cilët janë fotografuar dhe e kanë marrë numrin e tyre të ID-së se duhet të bëjnë kërkesë për transferim të të gjitha notave të pranuara në bazë të vedimit për transferet. Për t’u qasur në SEMS duhet të klikoni në linkun SEMS , shënoni nr e ID dhe passwordin i cili në fillim është numri juaj personal.

Shiko manualin për t’u njoftuar me mënyrën e paraqitjes së kërkesës për transferim të notave.

Provimet të cilat nuk i keni të përfunduara në Universitetin e Prishtinës duhet t’i paraqitni në njërin nga afatet e paraqitjes së provimeve.

Manuali per paraqitje e provimeve

Studentët e transferua pasi ti bëjnë pagesat duhet të paraqiten te referenti për t’i regjistruar semestrat në bazë të vendimeve për transferim të studentëve në UKZ

Studentët me vete duhet të kenë:

  • Fletëpagesën e semestrit
  • Fletëpagesën për cdo provim të transferuar (në bazë të manualit të parë)
  • Indeksin ose ID-kartelën dhe vërtetimin e statusit të studentit nga UP

 

Nga Zyra e IT-së