Njoftim për studentët qe dëshirojnë të bëjnë transferim në UKZ

7 Tetor, 2015

Njoftohen  studentët e studimeve bachelor të cilët dëshirojnë të bëjnë transferim  nga Universitetet tjera të republikës së Kosovës në Universitetin e Gjilanit “Kadri Zeka”,  koha e paraqitjes së kërkesës ka filluar më 06.10.2015 dhe vazhdon deri më 16.10.2015.

Dokumentet e nevojshme janë:

–  Kërkesa për transferim  nga  Universitetet tjera në Universitetin e Gjilanit “Kadri Zeka”

–  Transkripti origjinal i notave gjatë studimeve

–  Kopje e indeksit apo ID kartelës studentore

Studentët kërkesat e tyre duhet ti dorëzojnë tek zyrtarët për shërbimin e studentëve nëpër fakultetet përkatëse nga ora 10:00 deri 15:00.

Listat me emrat  e studentëve të lejuar apo refuzuar do të publikohet në web faqen zyrtare të Universitetit të Gjilanit “Kadri Zeka”, uni-gjilan.net

 

Me respekt,

Zyra për informim e UKZ-së