Njoftim për trajnim me student

26 Maj, 2020

Njoftohen studentët e Universitetit “Kadri Zeka” se nesër më datë 27 Maj 2020, do të mbahet trajnimi për student me temë “Përmirësimi dhe Validimi i kompetencave të lidhura me shërbimet në mjediset e gjithanshme të të mësuarit”. Trajnimi mbahet në kuadër të projekti eVIVA në të cilin Universiteti “Kadri Zeka” është partner.

Trajnimi do të përqëndrhet në ofrimin e informative për qëllimin e projektit, qëllime informuese dhe shpërndarëse në pilotimin , metodologji të Nivelit 5, platform mësimore Mahara & Moodle, mjete të didaktike, shembuj të lidhur me qëllimin si dhe do të bëhet shpërndarja e materialeve online.

Universiteti “Kadri Zeka” njofton të gjithë të interesuar se nga pjesmarrësit e ciklit të trajnimeve do të përzgjidhjen dhjetë student të cilët do të realizojnë një shkëmbim ndërkombëtar në Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup të Maqedonisë Veriore. Shkëmbimi i studentëve realizohet në një periudhë dy javore. Tw gjitha shpenzimet e mobilitetit pwr student do ti mbulojw projekti.

#ERASMUS+

#eVIVA