Njoftim për vazhdimin e mësimit online

Prill 19, 2021

U N I V E R S I T E T I  “ K A D R I   Z E K A ”  U N I V E R S I T Y  

Z i j a   S h e m s i u ,   6 0 0 0 0 ,   G j i l a n ,   K o s o v ë

www.uni-gjilan.net    tel: 0280390112

________________________________________________________________________

 

N J O F T I M

 

Menaxhmenti i Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan, në mbledhjen e mbajtur më 19.04.2021, shqyrtoi Vendimin e  Qeverisë së Republikës së Kosovës nr.01/07 të datës 18.04.2021 për Masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID19.

Bazuar në këtë vendim, i njoftojmë studentët dhe stafin akademik të UKZ që mësimi online vazhdon të mbahet deri sa  Ministria e Shëndetësisë të nxjerrë Udhëzuesin e Përkohshëm për institucionet arsimore të të gjitha niveleve siç është paraparë në paragrafin 42 nënparagrafin 42.3 të Vendimit të Qeverisë së Kosovës, Nr. 01/07 Datë: 18.04.22021.

Udhëzuesi është i nevojshëm në bazë të këtij vendimi sipas të cilit Institucionet publike dhe private të të gjitha niveleve të arsimit vazhdojnë mësimin sipas udhëzuesit përkatës për sektorin e arsimit.

 

Menaxhmenti