Njoftim për vizitë studentore në EULEX

Mars 14, 2019

Me qëllim të prezantimit të  mandatit të ri si dhe rreth punës së arritjeve dhjetë vjeçare në Kosovë, EULEX  ka ftuar për një  vizitë studentët e Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan,  Ndërtesa Kryesore e  Misionit. (Rr. Muharrem Fejza nr. 258 – ish ndërtesa e FARMED).

Studentët gjatë kësaj vizite do të kenë rastin të njihen në mënyrë  interaktive për mandatin e ri të EULEX-it dhe për punën e këtij Misioni në përkrahje të institucioneve të Kosovës për sundimin e ligjit.

Kjo vizitë pune në EULEX , do të realizohet të premten, më 22 Mars, nisja nga UKZ do të bëhet në ora 09:30.