Njoftim rreth mbajtjes së provimeve të afatit të shtatorit dhe provimeve pranuese për studentë të rinj

26 Shtator, 2021

Te nderuar,

Në bazë të vendimit  në fuqi të Qeverisë së Republikës së Kosovës, nr. 01/37, datë 24.09.2021, Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, nga e hëna, më 27 shtator 2021, nis procesin akademik për provimet e rregullta të afatit të shtatorit, si dhe provimet pranuese për studentë të rinj në afatin konkursit plotësues për vitin akademik 2021/2022.

Orari për mbajtje të provimeve të afatit të shtatorit, do të bëhet sipas dinamikës që përcaktohet nga njësitë akademike të UKZ-së në takimin e së hënës, datë 27.09.2021.

Ndërsa, orari për mbajtjen e provimeve pranuese do të bëhet publik pas takimit te menaxhmnetit te UKZ-së i cili do te mbahet nesër, 27.09.2021.

Për oraret luteni të shfletoni ueb faqen zyrtare uni-gjilan.net.