Njoftim rreth mundësisë së praktikës në Administratën Komunale në Gjilan

Nëntor 1, 2022

Studentë të nderuar,

Ju njoftojmë se në kuadër të marrëveshjes që Universiteti Publik “Kadri Zeka” ka me  Komunën e Gjilanit, është  mundësia e angazhimit të studentëve  në punë praktike në administratën komunale në Gjilan.

Andaj administrata e komunës dhe zyra e kryetarit, kanë hapur thirrjen për praktikë për  18 studentë të UKZ-së, sipas këtyre profileve:

12 studentë nga Fakulteti Juridik;

  4 studentë nga Fakulteti Ekonomik;

  2 studentë nga Fakulteti i Shkencave Kompjuterike.

Studentët të cilët shprehin gatishmëri për punë praktike, duhet të dërgojnë  CV dhe letrën motivuese në mailin: lulzim.rashiti@uni-gjilant.net

Lulzim Rashiti – Koordinator për praktika në biznese dhe  institucione

Afati i dorëzimit të dokumenteve të kërkuara është nga data 01.11.2022 deri 08.11.2022.

Më datë 10.11.2022,  bëhet seleksionimi i kandidatëve të cilët i kanë plotësuar kushtet nga komisioni i caktuar nga UKZ dhe më datë 11.11.2022 lista finale dërgohet në administratën e Komunës së Gjilanit.

Përparësi në konkurs do të kenë studentët e viteve të III-ta dhe të IV-ta.