Nga nesër fillojnë aktivitetet për organizimin e provimeve të afatit të Janarit dhe organizimin e semestrit veror 2019

Në mbledhjen e menaxhmentit të UKZ-së, të mbajtur sot, datë  4 shkurt 2019, u diskutua për çështjen e organizimit të provimeve të afatit të Janarit dhe organizimin e semestrit veror 2019 ku u vendos që:

  1. Provimet që nuk janë mbajtur gjatë ditëve të grevës, vazhdojnë të mbahen nga data 7 shkurt 2019 deri më 22 shkurt 2019, sipas orarit të paraparë i cili do të shpallet ne  ueb faqen zyrtare .
  2. Semestri veror në Universitetin “Kadri Zeka” fillon më 25 shkurt 2019.

 

Në këtë takim është biseduar edhe  lidhur me ngjarjet e fundit rreth pezullimit të programeve të UKZ sipas njoftimit të fundit që e ka bërë Agjencia e Kosovës për Akreditim.

Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan, mbështet qëndrimet e Konferencës së Rektorëve, se: “KSHC-ja ka treguar papërgjegjësi ndaj dispozitave ligjore në fuqi” KSHC-ja ka treguar papërgjegjësi profesionale me rastin e vlerësimit të fushave të programeve studimore, dhe se KSHC-ja është i politizuar dhe vendimet e tij janë tendencioze.