NJOFTIM RRETH PROCESIT MËSIMOR GJATË ZHVIILIMIT TË PUNIMEVE TË KONFERENCËS UKZAC-2022/ 30-31 MAJ

25 Maj, 2022

 

Ju njoftojmë se të hënën dhe të martën, më 30/31 maj 2022, për shkak të zhvillimeve të punimeve të  Konferencës Shkencore Ndërkombëtare “Identiteti shkencor dhe kreativiteti në një botë të ndryshuar”, të cilën e organizon Universiteti Publik ‘Kadri Zeka” në Gjilan, nuk do të  mbahet procesi  mësimor.

Orët e mësimit do të zëvendësohen më 1 dhe 2 qershor 2022.

Ju ftojmë  të gjithëve të  merrni pjesë në Konferencën Shkencore Ndërkombëtare “Identiteti shkencor dhe kreativiteti në një botë të ndryshuar”, ngjarje kjo dyditore që është një vend takimi dhe platformë për studiues nga rajoni dhe e gjithë bota.

Konferenca kombinon shënimet kryesore frymëzuese, një shumëllojshmëri të gjerë të punimeve mbi kërkimin dhe praktikën e fushave të ndryshme – informatikë, matematikë, arsim, drejtësi dhe ekonomi, dhe sesione aktive pune në një atmosferë stimuluese dhe miqësore.

Për më shumë informata klikoni veb faqen: https://conference2022.uni-gjilan.net/