NJOFTIM RRETH PROCESIT MESIMOR NE DITEN E CEREMONISE SE DIPLOMIMIT

Nëntor 4, 2019

Të dashur student,

ju njoftojmë se të martën, më 05 nëntor 2019 nuk do të  mbahet procesi  mësimor, por  ju ftojmë  të gjithëve të  merrni pjesë   në  Ceremoninë e Diplomimit të Studentëve të  Universitetit “Kadri Zeka”, ngjarje kjo që  finalizon angazhimin universitar dhe një nga momentet më të veçanta në jetën e çdo studenti.

Ceremonia madhështore do të zhvillohet në Palestren e Sporteve “Bashkim Selishta” në Gjilan, në orën 13:00.

 

Ju mirëpresim!