Njoftim – Vazhdon regjistrimi i kandidatëve të pranuar në studimet baçelor për vitin akademik 2017/2018

27 Shtator, 2017

Rektorati i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan , ka marrë vendim që të vazhdojë  afatin e regjistrimit të  kandidatëve të pranuar në  vitin e parë të studimeve baçelor 2017/2018.

Njoftohen të gjitha ata kandidatë që janë pranuar se regjistrimi bëhet në administratën e njësive akademike deri më 29.09.2017.

Pas këtij afati nuk do të mund të regjistroheni, prandaj luteni që t’i përmbaheni afatit të lartshënuar.