Njoftim/Lista me emrat e kandidatëve të cilët do t’i nënshtrohen provimit pranues në Universitetin Publik “Kadri Zeka”, për vitin akademik 2021/2022 në Afatin Plotësues

27 Shtator, 2021

Njoftohen  aplikantët për pranimin si student të rinj në Universitetin Publik  “Kadri Zeka”, në vitin e parë të studimeve baçelor, për vitin akademik 2021/2022 se provimi pranues për shkak të pandemisë COVID-19 do të mbahet në një periudhë më të gjatë, respektivisht më datë 29.09.2021 dhe 30.09.2021, sipas orarit si në vijim:

Me poshtë gjeni listat e kandidatëve për secilin program të studimeve në Fakultetin përkatës në Universitetin Publik “Kadri Zeka” Gjilan.

Provimi pranues do të mbahet:

Grupi I: Fakulteti i Edukimit – baçelor më datë 29.09.2021 në ora 9:00

Grupi II: Fakulteti i Shkencave Kompjuterike – baçelor më datë 29.09.2021 në ora 12:00

Grupi III: Fakulteti i Shkencave Aplikative – baçelor më datë 29.09.2021 në ora 12:00

Grupi IV: Fakulteti Ekonomik – baçelor më datë 30.09.2021 fillon në ora 9:00

Grupi V: Fakulteti Juridik – baçelor më datë 30.09.2021 fillon në ora 12.00

Të gjithë kandidatët në provim pranues duhet të jenë të pajisur me maskë mbrojtëse (Vendim i Qeverisë së Republikës së Kosovës) dhe me vete të posedojnë konfirmimin e aplikimit dhe letërnjoftimin, pa të cilat nuk mund t’i nënshtrohen provimit pranues.

Në kohën e mbajtjes së provimit pranues ndalohet përdorimi i telefonave celularë!

Ju dëshirojmë suksese në provim pranues!

F.Edukimit; Arsimi Fillor

Shkarko

F.Edukimit; Arsimi Parashkollor

Shkarko

F.Shkenca Kompjuterike; Shkenca Kompjuterike

Shkarko

F.Shkenca Aplikative; Matematikë Arsimore

Shkarko

F.Ekonomik; Menaxhment dhe Ndërmarrësi

Shkarko

F.Ekonomik; Financë dhe Kontabilitet i Aplikuar

Shkarko

F.Juridik; Juridik i Përgjithshëm

Shkarko