NJOFTIM/Më  datë 19 shkurt 2018, të hënën, nuk do të punohet

16 Shkurt, 2018

Njoftohen të gjithë studentët, stafi akademik dhe stafi administrativ i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, se për nderë të 10 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës,  më  datë 19 shkurt 2018, të hënën, nuk do të punohet.

Me këtë rast menaxhmenti i UKZ-së uron të gjithë qytetarët e Kosovës për këtë ditë gëzimi dhe lumturie për ne.

Gëzuar Ditën e Pavarësisë dhe Zoti e bekoftë Kosovën dhe qytetarët e saj.

 

                                                                                                                               

  

 

 

      Me respekt,

Sekretari i Përgjithshëm

Mr sc. Vaxhid Sadriu