Njoftim/Në Universitetin “Kadri Zeka ” në Gjilan më 21.09.2018 mbahen provimet pranuese

20 Shtator, 2018

Të dashur studentë, të nderuar staf akademik dhe administrativ,

Ju njoftojmë se të premten më 21.09.2018 duke filluar nga ora 9:00 në
Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, do të  mbahet provimi pranues
për studentë të rinj.

Ju ftojmë të jeni pjesë aktive e këtij procesi.

Listat e kandidatëve sipas sallave dhe orës për provim pranues,  në afatin plotësues për pranimin e studentëve të rinj në Universitetin “Kadri Zeka”, për vitin akademik 2018/2019, mund ti gjeni në faqen tonë zyrtare dhe në kopje fizike në hyrjen A.

 

SUKSESE!