Njoftim/Krenare Sogojeva Dërmaku Komisionere e Agjencisë për Informim dhe Privatësi të Kosovës do të mbajë ligjëratë në UKZ

15 Dhjetor, 2022

Të nderuar/a,

Ju njoftojmë se Znj. Krenare Sogojeva Dërmaku, Komisionere e Agjencisë për Informim dhe Privatësi të Kosovës, me datën 16/12/2022, në organizim të Fakultetit Juridik të Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, do të mbaj një ligjëratë, për sensibilizimin dhe promovimin e së drejtës për Qasje në Dokumente Publike dhe Mbrojtjes së të Dhënave Personale.

Ligjërata mbahet në sallën B01, duke filluar nga ora 10.00.

Komisionerja për Informim dhe Privatësi, do të mbajë një ligjëratë të hapur për stafin dhe  studentët e Universitetit Publik “Kadri Zeka’’ në Gjilan, me qëllim vetëdijesimin e tyre rreth Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe Ligjit për Qasje në Dokumente Publike, si dhe për misionin, rolin dhe kompetencat e Agjencisë në përgjithësi.