Nxënës të shkollës Hello Academy of Education vizituan klubin e IT në UKZ

10 Qershor, 2021

Klubin e Studentëve të IT në Universitetin Publik “Kadri Zeka në Gjilan, e kanë vizituar sot disa nxënës të shkollës  Hello Academy of Education.

Studentët kanë prezantuar programet më të reja e më praktike në fushën e teknologjisë, përdorimi i aplikacioneve të ndryshme, përmes së cilëve nxënësit mundë të mësojnë mbi teknikën dhe pajisjet që tashmë i përdorim në jetë e përditshme.

Në ndërkohë nxënësit shprehen interesimin e demonstrimit të disa programeve, gjë që  Klubi i IT-së ua dha rastin që të provonin aftësitë e tyre me pajisjet e programet e reja.

Klubi i IT është themeluar këtë vit dhe përbën në vetë studentë të të gjitha programeve studimore të UKZ- e që ka për qëllim,  avancimi sa më adekuat të studentëve për tregun e punës, për të fuqizuar udhëheqësit e së nesërmes dhe  për të ofruar zgjidhje për problemet e teknologjisë aktuale në vend me metoda të reja dhe më efektive.