Objektiv i Fakultetit Ekonomik – Ndërtimi i relacioneve të shëndosha me Bizneset

11 Dhjetor, 2019

Dekani i Fakultetit Ekonomik të Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, Prof. Ass. Dr. Xhevat Sopi, së bashku me Koordinatorin e UKZ për bashkëpunim me biznese, Ass. PhD. Cand. Lulzim Rashiti, kanë pritur në takim Menaxherin regjional  (Gjilan, Viti, dhe Kamenicë) të Postës së Kosovës, z. Artan Qerimi.

Temë qendrore ishte bashkëpunimi dhe koordinimi në funksion të rritjes së bashkëpunimit në mes të dy institucioneve.

Në parim palët janë dakorduar që në ditët në vazhdim të shpallin konkursin dhe të dërgojnë në këto 3 Komuna studentë nga UKZ-ja për mbajtjen e praktikës në këtë institucion.

Dekani i Fakultetit Ekonomik, Prof. Ass. Dr. Xhevat Sopi, tha se bashkërisht me Koordinatorin e UKZ për bashkëpunim me biznese, Ass. PhD. Cand. Lulzim Rashiti, në ditët në vazhdim do të takojnë edhe shumë biznese tjera të fushave të ndryshme dhe se ndër prioritete kanë ndërtimin e relacioneve të shëndosha me bizneset.