OS “Rinia Studentore Kadri Zeka” më e dalluara dhe më aktivja në Komunën e Gjilanit

13 Qershor, 2018

Për nder të 19-vjetorit të çlirimit të Gjilanit, kryetari i Komunës Lutfi Haziri ka ndarë mirënjohje për organizatën studentore “Rinia Studentore Kadri Zeka” si më aktivja, “Për rritjen e aktiviteteve rinore në kuadër të Universitetit të Gjilanit dhe të komunës në përgjithësi “.

Kryetar i kësaj organizate, njëherësh  edhe kryetar i  Parlamentit Studentor në UKZ, Adrian Bajrami ka  falënderuar Kryetarin e Komunës Lutfi Haziri për këtë vlerësim.

Sipas tij ky vlerësim vie si rezultat i punës së palodhshme të përbashkët, aktiviteteve kulturore, humanitare e akademike (shkencore, ligjëratave e trajnimeve) për ndryshime pozitive në shoqëri dhe në jetën tonë studentore.

Ky çmim është vlerësim dhe shtytje për NE që së bashku me JU të arrijmë të përmbushim vizionin tonë.

Do të angazhohemi maksimalisht që mos t’ju zhgënjejmë.

Do të bëjmë çmos që t’i përmbushim detyrimet tona ndaj studentëve.

Ne jemi shembull dhe do ndjekim rrugën e cila do na bëj faqebardhë!