OSBE hap thirrje për aplikim për studentët të cilët dëshirojnë të jenë pjesë e Akademisë së të rinjëve 2020 – programi  tre -javor

16 Shtator, 2020

Misioni I OSBE-së në Kosovë ka hapur thirrjen online për aplikim për studentët të cilët dëshirojnë të jenë pjesë e Akademisë së të rinjëve 2020 – programi  tre -javor.

Akademia e rinisë është ngjarje vjetore rinore e Misionit të OSBE-së në Kosovë që ofron njohuri të ekspertëve në çështje të të drejtave të njeriut dhe të lidhura me komunitetet për të rinjtë, studentët dhe aktivistët e interesuar. Qëllimi i kësaj ngjarjeje është të rrisë ndërgjegjësimin, të sigurojë informacion në lidhje me çështjet aktuale, të diskutojë për temat e ndryshme përmes perspektivave dhe qasjeve të ndryshme, si dhe të formojë një rrjet të aktivistëve, vendimmarrësve dhe udhëheqësve të rinj mes komuniteteve dhe rajoneve të ndryshme të Kosovës. Kjo ngjarja mbledh akademikë ndërkombëtarë, ekspertë dhe mbrojtës të të drejtave të njeriut, në përpjekje për të sjellë perspektiva ndërkombëtare në trajtimin e çështjeve lokale. Ngjarja organizohet në formë të një kursi tre-javor të studimeve intensive, të përbërë nga ligjërata dhe punëtori interaktive, të mbajtura çdo të hënë, të mërkurë dhe të premte nga 28 shtator deri 16 tetor 2020.

Keni linkun për aplikim:  https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLScGVpOVCjo_wellqSov5mBNRdVHoCEJnbGd4uK2WE1rclzt1w/viewform?fbclid=IwAR0Et6surMQ6e-ZcGzisMolhxxygMyikCagTGHdE0Rlge2h_Xm6Mn9dH3Wk