Pacolli qëndroi në Universitetin ‘Kadri Zeka” në Gjilan

Maj 8, 2014

Zëvendës-kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Behxhet Pacolli, ka vizituar sot Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, ku është pritur nga menaxhmenti i Universitetit.

Ai më pas ka mbajtur një ligjëratë para studentëve të cilën e ka organizuar Unioni Studenteve Pro Evropian. Zëvendës-kryeministri në detyrë, Pacolli, ka folur rreth zhvillimit ekonomik të vendit tonë dhe për ekonominë globale, duke theksuar se “deshëm apo s’deshëm Kosova është pjesë e ekonomisë globale”. Zëvendës kryeministri në detyrë ka folur edhe për krijimin e zonave ekonomike, duke thënë se ato kanë arsyeshmëri ekonomike, pasi mund të ndikojnë në nxitjen e zhvillimit ekonomik dhe në rritjen e mirëqenies së banorëve.

Pacolli foli edhe për krijimin e tregut të përbashkët me Shqipërinë dhe çështje tjera. Në këtë vizitë, zëvendëskryeministri Pacolli, ishte i shoqëruar edhe nga ministri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli.