Para studentëve të Fakultetit Juridik të UKZ-së ka mbajtur ligjëratë eksperti i fushës së teknikës kriminalistike Hazir Kelmendi

24 Prill, 2018

Studentët e Fakultetit Juridik në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan kanë pasur rastin sot të dëgjojnë një ligjëratë rreth fushës së balistikës, respektivisht teknikave të kriminalistikës nga eksperti i kësaj fushe  profesori Hazir Kemendi.

Paraprakisht Feti Limani profesor i Universitetit “Kadri Zeka” i cili ligjëron lëndën kriminalistika në UKZ,  tha se është nderë që një ekspert siç është profesori Kelmendi, ta kemi sot në mesin tonë edhe atë për të na folur më konkretisht rreth balistikës, respektivisht teknikave të kriminalistikës.

Në ndërkohë eksperti Hazir Kelmendi para studentëve foli rreth masave  dhe veprimeve operative taktike të cilat i zbatojnë organet shtetërore në luftën kundër  krimit. Ndër mjetet dhe metodat kryesore që zbatohen në këtë luftë, janë daktiloskopia, balistika, traseologjia, grafologjia si dhe teknika e fotografisë, tha Kelmendi, ndërsa, si veprime të rëndësishme hetimore në këtë luftë tha ai  janë këqyrja e vendit të ngjarjes, rikonstruimi I vendit të ngjarjes, ballafaqimi etj.

Qëllimi kryesor i kësaj  ligjërate ishte që studentëve tiu ofrojë njohuritë e përgjithshme mbi mjetet dhe metodat teknike të cilat përdoren në shoqërinë bashkëkohore për për parandalimin, zbulimin, hetimin dhe ndriçimin e krimeve.

Nga ana e tyre studentët parashtruan pyetje, diskutuan dhe këmbyen mendimet e  tyre lidhur me çështjet e ndryshme tematike.

Po ashtu profesori i UKZ-së që ligjëron lëndën e kriminalistikës Feti Limani dhe eksperti i kësaj fushe Hazir Kelmendi para disa studentëve të Fakultetit Juridik në UKZ ,në një ambient të jashtëm kanë inskenuar  një vend  ngjarje për veprën penale vrasje.