Parlamenti Studentor do të mbaj ushtrime vullnetare për aplikuesit e rinj (maturantët)

Korrik 10, 2019

Parlamenti Studentorë dhe Këshillet Studentore në koordinim me Organizatën Rinia Studentore, organizon ushtrime vullnetare për të gjithë aplikantët të cilët janë të interesuar të vazhdojnë studimet themelore (bachelor) në ndonjërin nga programet aktuale në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, për vitin akademik 2019/2020.

Ushtrimet fillojnë nga dita e enjte (11/07/2019), ku do të mbahen ushtrimet për Fakultetin Juridik dhe Fakultetin e Edukimit me orarin si në vijim:

  • Fakulteti Juridik – Ora 11:00 salla A01
  • Fakulteti i Edukimit – Ora 11:00 salla A02

Kurse  të premten më (12/07/2019) mbahen ushtrimet për Fakultetin Ekonomik dhe Fakultetin e Shkencave Kompjuterike.

  • Fakulteti Ekonomik – Ora 13:30 salla A01
  • Fakulteti i Shkencave Kompjuterike – Ora 13:30 salla A02