Parlamenti Studentor i UKZ –së do të mbaj ushtrime vullnetare për aplikuesit e rinj (maturantët)

15 Korrik, 2022

Parlamenti Studentor dhe Këshillet Studentore në koordinim me Organizatën Rinia Studentore, organizon ushtrime vullnetare për të gjithë aplikantët të cilët janë të interesuar të vazhdojnë studimet themelore (bachelor) në ndonjërin nga programet aktuale në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, për vitin akademik 2022/2023.

Ushtrimet fillojnë nga dita e hënë, 18/07/2022, me orarin si në vijim:

– Fakulteti Ekonomik: më datë 18 Korrik, nga ora 12:00, salla A01!
– Fakulteti Juridik: më datë 18 Korrik, nga ora 10:00, salla A02!
– Fakulteti i Shkencave Kompjuterike: më datë 19 Korrik, nga ora 12:00, salla A01!
– Fakulteti i Edukimit: më datë 19 Korrik, nga ora 10:00, salla A02!

Ju mirëpresim!