Parlamenti Studentor i UKZ-së organizoi takim me studentët e rinj

7 Tetor, 2022

Parlamenti Studentor në bashkëpunim me Këshillet Studentore dhe organizatën studentore “Rinia Studentore – Kadri Zeka”, ka organizuar takim me studentët e rinj të regjistruar në vitin akademik 2022/2023.

Në këtë takim kryetarja e Parlamentit studentor Sara Keqmezi, i ka informuar studentët e rinj për rregullat dhe mënyrën e vazhdimësisë së jetës studentore në fakultetet që ata kanë zgjedhur të studiojnë.

Parlamenti Studentor është organi më i lartë i përfaqësimit të studentëve, duke qenë pranë tyre në të gjitha etapat.