Parlamenti Studentor i UKZ-së shënoi datëlindjen e atdhetarit Kadri Zeka

25 Prill, 2016

Parlamenti Studentor  ne Universiteti “Kadri Zeka” ne  Gjilan, ka shënuar datëlindjen e 63-te te Kadri Zekes, emrin e te cilit Universiteti e mban me krenari. Në këtë organizim të studentëve kanë marrë pjesë drejtues të Universitetit “Kadri Zeka”, përfaqësues të familjes së veprimtarit Kadri Zeka, profesorë dhe pjesëmarrës  të tjerë. Me këtë  rast Prorektori për Bashkëpunim ndërkombëtar Dukagjin Leka pasi ka përshëndetur  pjesëmarrësit  ka thënë se veprat që la pas atdhetari Kadri Zeka  dhe aktiviteti i tij i bujshëm kombëtar,e bëjnë atë të pavdekshëm dhe të paharrueshëm për popullin shqiptar në përgjithësi.

Ndërsa Kryetari i Parlamentit Studentor Mehmet Zylfiu ka thënë se sot është një ditë e veçantë, sepse sot 63 vjet më par kishte lindur atdhetari Kadri Zeka. Zylfiu tha se simbolikisht heronjtë nuk  kanë datë të rënies por vetëm atë të lindjes, sepse ata vazhdojnë të jetojnë në mesin tonë me veprat e tyre.

Me organizim  te programit simbolik, studentja Fjolla Ajdari lexoi biografinë e atdhetarit Kadri Zeka, kurse studentja  Aurora Ibrahimi ka ekzekutuar një pikë  në piano para të pranishmëve.

Të pranishmit patën rastin që të shikojnë edhe ekspozitën ku ishin te paraqitura disa piktura të punuara nga profesori i artit Ahmet Ibrahimi, asistentja Magbule Xhemajli dhe studentët. Këto punime kryesisht kishin karakter kombëtar.

DSC_0273 DSC_0277 DSC_0296 DSC_0308