Parlamenti Studentor i Universitetit “Kadri Zeka” ka paraqitur punën gjatë vitit 2018

Në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan në prag të ndërrimit të mot moteve, Parlamenti Studentor ka paraqitur raportin e punës gjatë vitit 2018. Në këtë organizim përpos studentëve kanë marrë pjesë edhe Rektori i Universitetit, Bajram Kosumi, Prorektorët, Dekanët dhe stafi tjetër  akademik.

Me këtë rast Rektori i Universitetit “Kadri Zeka” Bajram Kosumi, përgëzoi studentët për punën njëvjeçare. Ai ka thënë se është i kënaqur me frymën e punës së Parlamentit Studentor  dhe theksoi se do të angazhohet për kushte më të mira për studentët dhe se dera e tij dhe e bashkëpunëtorëve të tij do të jetë e hapur për çdo kërkesë që do të adresohet për të mirën e studentëve.  Rektori Kosumi kërkoi nga Parlamenti Studentor që të jenë edhe më tutje të angazhuar për t’i identifikuar kërkesat dhe nevojat e studentëve dhe në bashkëpunim të ngushtë me te dhe me gjithë menaxhmentin të punojnë për zgjidhjen e tyre.

Ndërsa kryetari i Parlamentit Studentor Adrian Bajrami falënderoi Rektorin Bajram Kosumi me bashkëpunëtorë për përkrahjen e vazhdueshme të kërkesave të tyre, derisa u shpreh  i bindur që edhe në të ardhmen do të vazhdojë të punojë gjithnjë në të mirë të studentëve dhe Institucionit .

Kurse studentja Rina Isufi paraqiti në pika të shkurtra  përmbledhjen e aktiviteteve një vjeçare të Parlamentit Studentor të UKZ-së.

Më pas, për kontribut të vazhdueshëm në aktivitetet e Parlamentit Studentor për vitin 2018, u janë ndarë mirënjohje dy studenteve, Liridona Sabedini dhe Erza Demi.