Parlamenti Studentor i Universitetit “Kadri Zeka” ka paraqitur punën njëvjeçare

Dhjetor 23, 2016

Në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan Parlamenti Studentor ka paraqitur raportin e punës gjatë vitit 2016. Në këtë organizim përpos studentëve kanë marrë pjesë edhe Rektori i Universitetit, Bajram Kosumi, Prorektorët, Sekretari i  Përgjithshëm dhe stafi akademik.

Me këtë rast Rektori i Universitetit “Kadri Zeka” Bajram Kosumi, përgëzoi studentët për punën njëvjeçare. Ai ka thënë se është i kënaqur me frymën e punës së Parlamentit Studentor  dhe theksoi se do të angazhohet për kushte më të mira për studentët dhe se dera e tij dhe e bashkëpunëtorëve të tij do të jetë e hapur për çdo kërkesë që do të adresohet për të mirën e studentëve.  Rektori Bajram Kosumi kërkoi nga Parlamenti Studentor që të jenë edhe më tutje të angazhuar për t’i identifikuar kërkesat dhe nevojat e studentëve dhe në bashkëpunim të ngushtë me te dhe me gjithë menaxhmentin të punojnë për zgjidhjen e tyre.

Ndërsa kryetari i Parlamentit Studentor Mehmet Zylfiu pasi paraqiti në pika të shkurtëra  përmbledhjen e aktiviteteve një vjeçare, tha se është i bindur që edhe në të ardhmen do të vazhdojë të punojë gjithnjë në të mirë të studentëve dhe Institucionit.

DSC_0462DSC_0496