Parlamenti Studentor organizoi ushtrime vullnetare për aplikuesit e rinj (maturantët)

12 Korrik, 2019

Parlamenti  Studentor i Universitetit “Kadri  Zeka” në Gjilan dhe Këshillet Studentore në koordinim me Organizatën Rinia Studentore ka mbajtur ushtrime  vullnetare me studentët aplikantë (maturantët) në Fakultetin e Edukimit, Fakultetin Juridik, Fakultetin Ekonomik dhe Fakultetin e Shkencave Kompjuterike të Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan.

Në këtë organizim  pjesëmarrja e aplikuesëve të rijnë kaq mjaft e madhe.

Për këtë Kryetari i Parlamentit Studentor të Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, ka thënë se ishte kënaqësi  të jesh  pranë atyre që kanë shpreh dëshirë të jenë pjesë e Universitetit tonë me një interesim kaq të madhe.

PS i UKZ-së ju dëshiron suksese të gjithëve, duke thënë se do të jetë gjithmonë në mbështetjen e tyre!