Partneritet me projektin ENEMLOS ka nënshkruar edhe Universitetit “Hasan Prishtina”

2 Qershor, 2020

Projekti ENEMLOS (Krijimi i Klinikave Ligjore nëpër universitete) po vazhdon të krijoj partneritetin edhe me tutje.

Ky projekt që është në kuadër të programit ERASMUS +,  marrëveshje partneriteti ka nënshkruar sot edhe Rektori i Universitetit Publik “Hasan Prishtina” në Prishtinë, Prof. Dr. Marjan Dema, së bashku me prorektorin për Bashkëpunim Ndërkombëtar të Universitetit ‘’’Kadri Zeka’’ Prof. Ass. Dr. Dukagjin Leka.

Ditëve në vijim do të nënshkruhen edhe partneritete tjera të cilat do ti udhëheq Prorektori Leka, pasi Universiteti “Kadri Zeka” është partner për Kosovë i projektit ENEMLOS.