Pensionohet profesori Fejzulla Berisha

Shtator 14, 2020

Prof. Asoc. Dr. Fejzulla Berisha ka arritur moshën e pensionimit, 65 vjet, për këtë Fakulteti Juridik në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, ka organizuar një takim, për të uruar profesorin Berisha, me dëshirat më të mira për kontributin e tij prej më se katër dekadash dhënë arsimit e vendit, në jetën akademik e publike.

Me këtë rast, Rektori Prof. Asoc. Dr. Bajram Kosumi në fjalën e tij,  e ka përgëzuar për pensionimin dhe kontributin e dhënë në UKZ,  Prof. Asoc. Dr. Fejzulla Berisha, derisa e ka uruar për punën që e ka bërë dhe për rezultatet që i ka arritur gjatë procesit mësimor me kushtet që posedonin, pavarësisht nga pengesat dhe vështirësitë e rrethanave historike që vendi i pati nëpër vite.

Derisa, për kontribut akademik, shkencor dhe edukativ në Fakultetin Juridik të Universitetit “Kadri Zeka”, Rektori Kosumi i ka ndarë mirënjohje Prof. Asoc. Dr. Fejzulla Berisha.

Dekani i Fakultetit Juridik, Sadik Haxhiu, duke folur për veprën e profesorit Berisha, tha se ne të gjithë krenohemi me punën e  devotshme prej mësimdhënësi të profesorit Fejzulla Berisha, dhënë gjeneratave të tëra.

Vet Prof. Asoc. Dr. Fejzulla Berisha tha se, po e përfundon karrierën me bindje të patundur se kjo është një detyrë me shumë vlera. Profesori berisha, karriera e të cilit shtrihet në mbi 40 vjet punë si  aktivist e profesor, është pensionuar këtë të diele.

Puna e profesorit, Prof. Asoc. Dr. Fejzulla Berisha, vlerësohet në nivel nacional.

Më poshtë keni Biografinë e Prof. Asoc. Dr. Fejzulla Berisha.

Biografia e Prof.Dr.Fejzulla BERISHES