Për herë të parë në UKZ u zhvillua Diplomimi përmes platformës virtuale

2 Prill, 2020

Pas situatës së krijuar për shkak të pandemisë së COVID-19, në Fakultetin Ekonomik të Universitetit ‘’Kadri Zeka’’ në Gjilan kanë filluar diplomimet online të studentëve në nivelin bachelor . Donika Buzoku është kandidatja e  parë që mbrojti temën e diplomës përmes platformës virtuale. Ajo ka studiuar në Fakultetin Ekonomik, drejtimi Menaxhment, derisa ka mbrojtur temën me titull “Analiza Statistikore”, nga lënda e Statistikës, me mentor Prof. Ass. Dr. Musa Ajeti, kurse Komisioni i diplomimit përbëhej nga Prof. Ass. Dr.  Xhevat Sopi – kryetar,  Prof. Ass. Dr. Naim Mustafa – anëtar si dhe mentor.

Kryetari i Komisionit, njëherësh dekan i Fakultetit Ekonomik, Prof.Ass.Dr. Xhevat Sopi, vlerëson se me këtë diplomim dhe me diplomimet tjera në vazhdim, po tregohet një avancim i mbarëvajtjes së proceseve në Universitetin ‘’Kadri Zeka’’, ku edhe pse në kushtet e pandemisë, procesi mësimor po vazhdon me shumë sukses.

Nga sot dhe  në ditët në vazhdim, në Fakultetin Ekonomik do të diplomojnë në mënyrën online, gjithsej 37 studentë, ndërsa ligjëratat dhe ushtrimet po zhvillohen normalisht.