Përfaqësues nga Universiteti Celal Bayar në Turqi vizituan Universiteti “Kadri Zeka”

19 Maj, 2021

Rektori i Universitetit ‘Kadri Zeka” në Gjilan, Prof. Dr. Bajram Kosumi së bashku me prorektorët dhe dekanët kanë pritur në një takim Rektorin e Universitetit “Celal Bayar”nga Manisa e Turqisw, Prof. Dr. Ahmet ATAÇ, Dr. Betül Bülbül OĞUZ Koordinatore e Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Mehmet Nuri ÖĞÜT .

Fillimisht Rektori Kosumi e ka falënderuar delegacionin e Universitetit “Celal Bayar” dhe bashkëpunëtorët e tij per vizitën, derisa i ka njoftuar ata rreth punës, aktiviteteve dhe zhvillimit te Universitetit, programeve te studimit, projekteve dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.

Nga ana e tij edhe rektori Prof. Dr. Ahmet ATAÇe ka falënderuar rektorin Prof. Dr. Bajram Kosumi për pritjen, duke e njoftuar rreth universitetit, programeve te studimit në Universitetin e Manisas.

Gjatë takimit është diskutuar edhe rreth mundësisë se bashkëpunimit mes dy universiteteve, për zhvillimin e një partneriteti të ri për shkëmbim të stafit dhe studentëve në programet e studimit.